Një 53-vjeçar në Lushnjë është ndëshkuar me një gjobë prej 40 mijë lëkësh të rinj. Kjo pasi ai është kapur duke hedhur mbeturinat në rrugë, teksa drejtonte automjetin.
Sipas policisë, ky akt përveç se ndot mjedisin, mund të bëhet shkak për humbjen e vëmendjes nga drejtuesit e tjerë të automjeteve.
Njoftimi i Policisë:
Hodhi mbeturina, në rrugë, ndërkohë që drejtonte automjetin, ndëshkohet me masë administrative 40 000 lekë të rinj, 53-vjeçari.
Shërbimet e Policisë Rrugore, gjatë monitorimit të qarkullimit të automjeteve, kanë konstatuar në aksin rrugor “Lushnjë-Rrethi i Kolonjës”, drejtuesin e një automjeti, duke hedhur në rrugë, mbeturina, që përveç se ndotin mjedisin, mund të bëhen shkak për humbjen e vëmendjes nga drejtuesit e tjerë të automjeteve.
Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë identifikuar drejtuesin e këtij automjeti, shtetasin 53 vjeç, dhe e kanë ndëshkuar atë me masë administrative 40 000 lekë të rinj, sipas neneve 15/2 dhe 15/1 pika g, të Kodit Rrugor.
Policia Rrugore e Fierit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve, që të mos hedhin mbeturina në rrugë dhe të mos kryejnë veprimeve të tjera të ndaluara, sepse mund të bëhen burim aksidenti, duke shpërqendruar drejtuesit e tjerë të automjeteve./abcnews.al