Me rastin e 16 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, në oborrin e qeverisë, është ngritur flamuri shtetëror, ku morën pjesë drejtues të institucioneve të Kosovës. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca, kryeministri Albin Kurti dhe zyrtarë të tjerë.
Krerët e shtetit u ndalën për nderime edhe te Monumenti i të Pagjeturve e më pas vazhduan homazhet te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe tek ai i veprimtarit Adem Demaçi. Ata do të vazhdojnë për homazhe edhe në Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz.
Vjosa Osmani, më herët nëpërmjet një postimi ën Facebook, përcolli edhe një mesazh për ditën e pavarësisë. “Të duam Kosovë. Të lirë, të pavarur, sovrane e me aleatë. Urime ditëlindjen e 16-të”, shkruan ajo.
/abcnews.al