Ministria e Shëndetësisë e Rripit të Gazës, e qeverisur nga Hamasi, njoftoi se katër pacientë në njësinë e kujdesit intensiv të spitalit Nasser në Khan Yunis vdiqën në mëngjes pas ndërprerjes së energjisë që ndodhi gjatë një sulmi izraelit, i cili gjithashtu përfshinte ndërprerjen e furnizimit me oksigjen.
Ministria kishte paralajmëruar më parë se 6 pacientë në terapi intensive dhe tre të porsalindur në inkubatorë ishin në rrezik për shkak se karburanti për gjeneratorët ishte në prag të mbarimit.
“Okupimi izraelit është përgjegjës për jetën e pacientëve dhe stafit pasi kompleksi tani është nën kontrollin e tij të plotë”, thotë ministria./abcnews.al