Blinken në Tiranë/ Hoxhaj: Vizita, me rëndësi për Ballkanin. Çika: Sekretari amerikan i Shtetit dha 5 mesazhe

schedule19:02 - 15 Shkurt, 2024

schedule 19:02 - 15 Shkurt, 2024

Pedagogu i drejtësisë në “College of London”, Andi Hoxhaj dhe eksperti për marrëdhëniet ndërkombëtare, Emilio Çika në një komunikim të drejtpërdrejtë për “Special Report” komentuan vizitën e Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Hoxhaj u shpreh se vizita e Bliken në Shqipëri është me rëndësi për Ballkanin, ndërsa Çika listoi 5 mesazhet e dhëna nga Sekretari amerikan i Shtetit.

Pjesë nga emisioni:

Vizita e Blinken në Tiranë

Hoxhaj: Vizita ishte me goxha rëndësi për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor. Ka një kërcënim shumë serioz të Rusisë në Ballkanin Perëndimor dhe mesazhi që dha Blinken ishte një kundërpërgjigje ndaj Moskës. Në lidhje me bazën e Kuçovës hapet muajin e ardhshme, baza ushtarake ka rëndësinë e saj, siç është dhe ajo detare. Ne e dimë që NATO ka bazën në Itali dhe kjo është një akses për ne. Kjo tregon partneritetin që kemi brenda NATO-së, jemi pro perëndimor dhe aleat i SHBA-ve.

Çika: 5 kanë qenë shtyllat e orientimit që ka pasur Blinken me Ramën.   E para është çështja e sigurisë, e dyta ka të bëjë me ndihmën dhe partneriteti që Shqipëria ka dhënë për komunitetit afgan. E treta ka të bëjë me politikën e brendshme që është reforma në drejtësi. E katërta është mesazhi që i jep politikës së brendshme në Shqipëri. Me mënyrë diplomatike arriti ti përgjigjej pyetjes së drejtpërdrejtë për mos takimin me përfaqësues të opozitës. Edhe me mospërgjigjen dha një mesazh të caktuar. Mesazhi i pesë ishte bashkëpunimi ekonomik, kryesisht fushën energjetike.

Qëndrimi për Kosovën

Hoxhaj: Dëgjuam që sekretari Blinken u mbështet te dialogu BE që ka mbështetjen e SHBA-ve. Të dyja palët janë larguar nga dialogu. Sa pamë, ai inkurajoi të dyja palët që të ulen për të zbatuar dialogun. Blinken do udhëtojë në konferencën e Mynihit dhe atje do flasë sërish për dialogun Kosovë-Serbi.

Çika: Nuk mund të qëndrojë në të shkuarën, mesazhet e Blinken dhe qëndrimi i Ramës ka qenë në kuadrin e ndihmës ndaj Kosovës. Do thoja që Kosovë nuk është në fazën, momentin më të mirë. Kosova është nën masat, vendimet që ka marrë BE. Nga ana tjetër kemi qëndrim të SHBA-ve ndaj Serbisë, ku kërkon bashkëbisedim. Ka një shtyrje të vazhdueshme për diskutim dhe për të kaluar këtë ngërç në marrëdhënien dypalëshe.

Reforma në Drejtësi

Hoxha: ishte me rëndësi mesazhi i Blinken për reformën në drejtësi pasi ata janë sponsori më i madh. Mesazhi ndaj SPAK është po ashtu e shumë rëndësi. Gjithashtu është për tu riafirmuar që SHBA-të duan një shtet ligjor dhe një demokraci funksionale. Fuqizimi i SPAK de i reformës në drejtësi do e ndihmojë.

Çika: SHBA-të janë investitorët kryesor të reformës në drejtësi, edhe në vullnetin e palëve politike por nën presion. Rrjedhimisht besoj se SHBA-të do pranonin një dështim të reformës në drejtësi sidomos me një investim të tillë. Gjithë kjo iniciativë po jep rezultatet e para. /abcnews.al