Blinken mesazh Serbisë: Vazhdoni dialogun me Kosovën për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse

schedule17:13 - 15 Shkurt, 2024

schedule 17:13 - 15 Shkurt, 2024

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka uruar Serbinë për festën e shtetit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Blinken ndër të tjera shkruan se SHBA inkurajon Serbinë që të përmbushë detyrimet e saj dhe të vazhdojë dialogun me Kosovën në mënyrë që të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse.

Ne mbështesim qëllimin tuaj për t’iu bashkuar BE-së dhe presim bashkëpunim me qeverinë e re të Serbisë dhe partnerët evropianë të cilët do ta ndihmojnë Serbinë të përmbushë kriteret për anëtarësim. SHBA inkurajon Serbinë që të përmbushë obligimet e saj dhe të vazhdojë dialogun e lehtësuar nga BE-ja për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin me Kosovën”. shprehet Blinken. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!