“Kualifikimi është i hapur”, Muller: Pres një Lazio “bunker”, në “Allianz Arena”

schedule16:56 - 15 Shkurt, 2024

schedule 16:56 - 15 Shkurt, 2024

“Bavarezët” e Bayern Munich zhgënjyen jo pak, mbrëmjen e së mërkurës që sapo lamë pas, teksa në “Stadio Olimpico”, të Romës u mundën me rezultatin minimal, 1 me 0, nga “Shqiponjat Bardhekaltër”, të Lazio, në përballjen e parë të vlefshme për fazën e 1/8-ve, të kompeticionit më të rëndësishëm për klube në Evropës, UEFA Champions League.

Pavarësisht se janë në disavantazhin e një goli, kualifikimi për në çerekfinalet e turneut është një temë, që ha shumë diskutim, me 90 minutat e mbetura, për t’u zhvilluar, në “Allianz Arena”, mbrëmjen e 5 marsit që do të vendosin gjithçka, ku eksizton edhe një mundësi e madhe, që “Bavarezët” t’i japin “lamtumirën” kompeticionit, që në këtë fazë.

Megjithatë, një nga “Të Kuqtë” e Mynihut i ka idetë e qarta për sfidën e radhës. Bëhet fjalë për “legjendën”, Thomas Muller, i cili pas ndeshje u shpreh se pret një Lazio “bunker”, në sfidën e ardhshme, megjithatë për t’u rikuperuar është vetëm 1 gol, fakt ky që mban gjithçka të hapur për sigurimin e një “bilete” çerekfinaleje.

“Vetëbesimi ynë po zvogëlohet. Fitorja e Lazio ndoshta ishte e merituar, por nuk mbaron me kaq. “Bardhekalëtrit” shpërdoruan shumë raste, pavarësisht se luajtën me një lojtar më shumë për mbi 20 minuta. Rezultati nuk është kaq i tmerrshëm duke llogaritur kartonin e kuq të Upamecano. Gjithsesi, ne humbëm shumë mundësi për të shënuar, realisht shumë.

Ndeshja e kthimit? Pres një Lazio shumë mbrojtëse. Ata do të presin gabimet tona, njësoj si në takimin e parë. Një stil mbrojtës shumë italian, kështu do të luajnë. Por, rezultati i duelit në ‘Olimpico’ e mban të hapur çështjen e kualifikimit. Është vetëm një gol që duhet të rikuperojmë”,- u shpreh “legjenda” e sulmit “Bavarez”. /i.m /abcnews.al