Padrejtësi të dyfishtë e konsideron kreu i Lëvizjes Vetëvendosje regjimin e vizave për Kosovën. Gjatë intervistës në studione MBrëmje ABC beës të Mirela Milorit Kurti u shpreh se nuk ëhstë ai që do të sjellë sjell liberalizimin vizave, por Prokuroria Speciale e Kosovës.
“Regjimi i vizave është padrejtësi e dyfishtë, viza marrim ne politikanët dhe të pasurit e Kosovës, ndërsa shtresa e mesme dhe qytetarët e thjeshtë. Brenda shoqërisë sonë është diskriminim. Si kryeministër i Kosovës nuk jam unë ai që do sjell liberalizimin vizave, por prokuroria speciale e Kosovës. Asnjë shtet nuk ka pasur 96 kritere ne i kemi pasur dhe i kemi plotësuar”.
Por sipas Kurtit imazhi i vendit është përtokë dhe duhet të ringrihet.
“Imazhi i vendit është fort keq. Ne nga imazhi jemi shtet përtokë, duhet të ngrihemi në gjunjë, nuk po them në këmbë dhe këtë prokuroria speciale që ka bërë që mos i ketë 3 pushtet. Në Kosovë drejtësia e gjyqësori nuk ekziston fare dhe ndaj jemi përtokë dhe ndaj duhet të përpiqemi ta ngrejmë”. /abcnews.al