Anëtarët e Bordit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Serbisë kanë konfirmuar kundërshtarët e kombëtares serbe para fillimit të Euro 2024 në Gjermani.
Serbia do të luajë miqësore me Rusinë më 21 mars, Qipron më 25 mars, Austrinë më 4 qershor dhe Suedinë më 8 qershor.
Kështu, siç është paralajmëruar, legjenda Zlatan Ibrahimovic do t’i japë lamtumirën fanellës suedeze duke luajtur kundër Serbisë. Në qershor të vitit 2023, Zlatan përfundoi karrierën e tij si lojtar me Milanin./ h.ll/abcnews.al