Interi e nisi takimin kundër Parmës në mënyrë të shkëlqyer, pasi zikaltërit e Antonio Contes shënuan që në minutën e 23-të me anë të Antonio Candrevas. Anësori i djathtë gjuan bukur nga jashtë zone dhe pas një devijimi nga mbrojtja e Parmës, gjen rrjetën. Megjithatë, festa zikaltër nuk do të zgjaste shumë.
Tre minuta pas avantazhit, Brozovic pason në mënyrë të gabuar mbrapa dhe topin e merr ish-futbollisti i Interit, Karamoh. Sulmuesi driblon me shpejtësi të jashtëzakonshme dhe nga jashtë zone, gjuan me të djathtën, duke mos i dhënë asnjë shans portierit Handanovic.
Surpriza nuk do të mbaronte këtu, pasi Karamoh do të ishte sërish protagonist. Në minutën e 30-të, sulmuesi i talentuar pason te partneri i tij Gervinho, i cili përmbys shifrat e takimit. Te Interi janë shokuar që në 30 minutat e para të sfidës./abcnews.al
Serie A, java 9
Inter – Parma 1-2
Candreva 23′ / Karamoh 26′, Gervinho 30′