Evertoni është mposhtur 3-2 nga skuadra e Brighton, në një sfidë që dukej se do të mbyllej në barazim. Në sekondat e fundit, mbrojtësi francez, Lucas Digne, shënon autogol në portën e tij, duke i dhënë tri pikët e plota Brightonit.
West Ham nuk ia ka dalë të fitojë në shtëpi kundër Sheffield United, edhe pse kaloi e para në avantazh. “Çekiçët” shënuan në minutën e 44-ët me anë të mesfushorin Snodgrass, por në të 69-ën, Mousset barazoi gjithçka dhe skuadrat ndanë nga një pikë.
Në barazim është mbyllur edhe sfida tjetër mes Watford dhe Bournemouth. Edhe pse skuadrat patën rastet e tyre për të triumfuar, në fund nuk arritën të gjenin rrjetën, duke e mbyllur takimin me rezultatin 0-0. Pas dhjetë ndeshjesh, Watford ende nuk e ka gjetur fitoren, duke marrë pesë barazime dhe pesë humbje./abcnews.al
Premier League, java 10
West Ham – Sheffield United 1-1
Snodgrass 44′ / Mousset 49′
Brighton – Everton 3-2
Gross 15′, Maupay 80′, Digne (ag) 90+5′ / Ëebster (ag) 20′, Calvert-Lewin 74′
Watford – Bournemouth 0-0