Apeli nuk ndryshon vendimin/ Një vit shërbim prove për ish-kreun e Kushtetueses, Bashkim Dedja

schedule10:34 - 13 Shkurt, 2024

schedule 10:34 - 13 Shkurt, 2024

Apeli i Posaçëm ka lënë në fuqi dënimin për ish kreun e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja.

Dedja është dënuar me 1 vit shërbim prove, pasi akuzave për fshehje të pasurisë dhe nuk ka të drejtë të ushtrojë profesionin për 5 vite.

Trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Saida Dollani, Nertina Kosova dhe Miliana Muça kanë vendosur deklarimin fajtor të të pandehurit për kryerjen e veprës penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

Ish gjyqtari Dedja nuk ka bërë deklarimin e saktë për një apartament në Golem.

Gjithashtu, ai ka bërë deklarim të rremë për burimin e një apartamenti në Tiranë me sipërfaqe 146 m2, lidhur me një hua të marrë nga kunati i tij./abcnews.al