Mungon vetëm firma, Piotr Zielinski lojtari më i ri i “Zikaltërve” të Inter

schedule21:56 - 12 Shkurt, 2024

schedule 21:56 - 12 Shkurt, 2024

Tashmë mungon vetëm firma, për t’u quajtur lojtari më i ri i “Zikaltërve” të Inter. “Fantazisti” i mesfushës së Napoli, Piotr Zielinski është nga ata lojtarë, që mund të konsiderohet si specialistë të Serie A, ku me “Blutë” e tij, polaku ka arritur të fitojë, Kupën e Italisë, në vitin 2019-2020, si dhe kampionatin sezonin e shkuar, mirëpo duket se “aventura” e tij në jugun e Italisë, po shkon drejt fundit.

Mesfushori polak, tashmë 29-vjeçar, duket se do të ndërrojë ekip në fundin e këtij sezoni, mbi të gjitha, si një lojtar i lirë, me kontratën e tij, që skadon në qershorin e vitit 2024 dhe deri më tani nuk ka ndërmend të firmosë me “Blutë”, me skuadrat e Roma, Lazio e Inter, që kërkojnë me ngulm shërbimet e “fantazistit” dhe duket se njëra prej tyre ia ka “rrëmbyer zemrën”.

Sipas raportimeve më të fundit, të gazetarit të mirënjohur të merkatos, Fabrizio Romano, “dirigjenti” polak i mesfushës ka kaluar me sukses teset mjekësore dhe ashtu si “bomberi” i Porto, Mehdi Taremi do t’i bashkohet në muajin korrik, “Zikaltërve” të Inter, si një lojtar i lirë, pas përfundimit të kontratës me kampionët e Italisë. /i.m /abcnews.al