Presidenti amerikan Joe Biden është irrituar me kreun e qeverisë izraelite Benjamin Netanyahun në lidhje me fushatën e tij ushtarake në Gaza, si dhe ka treguar përbuzje për këtë të fundit shkuan ‘Sky News’
Uashingtoni i ka kërkuar Izraelit armëpushim në Gaza, por nuk është zbatuar nga kjo e fundit. Biden në disa raste i është referuar kryeministrit izraelit si thjesht “ky djalë” në diskutimet private rreth marrëdhënieve të tij me të, ku madje në tre raste e ka quajtur atë “budalla” raporton NBC News.
Megjithatë Këshilli i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së ka deklaruar se të dy liderët kanë një “marrëdhënie prej dekadash të respektueshme në publik dhe privat”.
Dje, Biden e paralajmëroi Netanyahun kundër dërgimit të trupave në Rafah pa një plan “të besueshëm” për mbrojtjen e civilëve. Nga ana tjetër Netanyahu u zotua se do të vazhdojë me një ofensivë tokësore. /abcnews.al