Një gazetar palestinez që punon për Al Jazeera akuzohet të jetë gjithashtu një komandant i krahut ushtarak të Hamasit, sipas imazheve dhe dokumenteve të zbuluara nga IDF në Rripin e Gazës.
Nënkoloneli Avichay Adraee, një zëdhënës i IDF-së duke folur në arabisht, tha se trupat izraelite gjetën një laptop në një bazë të Hamasit në Gazën veriore. Sipas IDF, kompjuteri i përket një njeriu të quajtur Mohamed Washah.
#عاجل #خاص في الصباح صحفي في قناة #الجزيرة وفي المساء مخرب في حماس! @AJArabic
⭕️خلال نشاط لقواتنا قبل عدة أسابيع داخل احدى معسكرات حماس في شمال قطاع غزة تم ضبط كمبيوتر متحرك يعود إلى المدعو محمد سمير محمد وشاح من مواليد 1986 من البريج حيث يتضح من المستندات ان محمد وشاح هو قائد… pic.twitter.com/s8CX1kOfvP
— افيخاي ادرعي (@AvichayAdraee) February 11, 2024
Washah, nga Buriej në Gaza qendrore, është shfaqur në transmetimet e Al Jazeera muajt e fundit, me stacionin në pronësi të Katarit duke e quajtur atë një nga gazetarët e tij.
Nënkoloneli i IDF thotë se të dhënat e marra nga laptopi zbulojnë se ëashah është gjithashtu një “komandant i shquar” në njësinë e raketave antitank të Hamasit dhe në fund të vitit 2022 ai filloi të punojë në kërkimin dhe zhvillimin për njësinë e aviacionit të grupit terrorist.
Muajin e kaluar, dy gazetarë të Al Jazeera-s të vrarë në një sulm ajror izraelit në Rafah u akuzuan më vonë nga IDF si anëtarë të grupeve terroriste Hamas dhe Xhihadit Islamik Palestinez./abcnews.al


