Një banesë është përfshirë nga flakët në Librazhd.
Ngjarja ka ndodhur paraditen e së dielës, rreth orës 10:30, në lagjen Nr.2.
Dyshohet se zjarri u shkaktua për shkak të një shkëndije elektrike. Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin ligjor të shkakut të rënies së zjarrit./abcnews.al