Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur pak momente më parë në Pogradec, ku një 65-vjeçar dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri.
Sipas informacioneve paraprake 65-vjeçari, Nevruz Afezi, i ka dhënë fund jetës në banesën e tij në fshatin Verdovë në Pogradec.
Trupi i pajetë është gjetur nga familjaret të cilët kanë njoftuar policinë. Nga hetimet paraprake rezulton qe 65-vjeçari ka qëlluar veten në kokë me një armë e llojit automatik.
Ndërkohë policia po heton rrethanat e ngjarjes. /abcnews.al