Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni dhe ministri italian i Bujqësisë, Francesco Lollobrigida po zhvillojnë një mbledhje me përfaqësues të sektorit të bujqësisë. Sipas informacioneve, megjithatë në mbledhje nuk marrin pjesë përfaqësues të këshillave koordinues të fermerëve që protestojnë në rrugët dhe autostradat italiane prej javësh.
Siç u zbulua, një propozim i parë i qeverisë italiane ka të bëjë me përjashtimin nga taksat për të ardhurat e fermerëve që nuk kalojnë dhjetë mijë euro në vit. Në të njëjtën kohë, sipas informacioneve, kryeministrja italiane theksoi se është urgjente ndalimi i shitjes së produkteve bujqësore me një çmim nën koston e prodhimit, sepse fermerët duhet të paguar në mënyrë të drejtë për punën e tyre.
“Nuk është e mundur të bësh mrekulli brenda disa muajsh, por mendoj se ndryshimi i kursit të qeverisë sonë, që synon korrigjimin e politikave të gabuara dekadash, është i qartë”, tha Georgia Meloni gjatë takimit./abcnews.al