Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjeorgji, ku një person i armatosur ka qëlluar për vdekje 4 persona dhe ka plagosur një tjetër në një treg, në Rustavi , 20 kilometra larg kryeqytetit Tbilisi.
Në një deklaratë, ministria e Brendshme tha se personi i armatosur ishte arrestuar. Një nga të vdekurit ishte xhaxhai i autorit, ndërsa i plagosuri kushëriri i tij.
Të shtënat masive mbeten relativisht të rralla në Gjeorgji, megjithëse në janar 2023, një ish-ushtar vrau pesë persona dhe plagosi pesë të tjerë duke hapur zjarr nga ballkoni i banesës së tij përpara se të vriste veten.
/abcnews.al