Fabiola Elezaj, trapiste e ABA, e ftuar në emisionin “ABC e Mëngjesit” në “ABC News”, foli për hiperaktivitetin, e cila prek më shumë fëmijët e moshave 9 deri në 12 vjeç.
Ajo u shpreh se sporti është një ndër teknikat më të mira për fëmijët hiperaktivë, pasi i ndihmojnë në pjesën e rregullimit të sjelljes. Ndër të tjera Elzaj shpjegoi se hiperaktiviteti, e cila është mungesa e vëmendjes tek fëmijët mund të kurohet në mënyrë që të mos i ndjekë kur të rriten.
“Sporti është një taktikë mjaft e mirë për fëmijët që janë hiperaktivë. Këta fëmijë mësojnë vetëm lëvizje mbrojtëse, jo sulmuese. Nëse ata luajnë futboll, nuk duan që të humbasin humbjen e topit. Hiperaktiviteti nuk përkufizohet si formë sëmundjes, por çrregullim të sjelljes.
Kam vendosur të bëj një dokumentar, pasi të gjithëve do ju duhen pak informacion. Ajo që është më e vështirë është pjesa e këshillimit të prindërve, pasi është një mentalitetit i mbyllur në shqipëri. Janë disa norma të fushës sonë që jo çdokush i di. Dokumentari përfshin atë që prindi duhet të jetë të ‘open mind’ për mënyrën se si duhet të flasë me fëmijën e tij”, u shpreh ajo. /abcnews.al