Zelensky zëvendëson Zaluzny, kush është kreu i ri i forcave të armatosura

schedule22:25 - 8 Shkurt, 2024

schedule 22:25 - 8 Shkurt, 2024

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky zëvendësoi kreun e forcave të armatosura ukrainase, Valery Zaluzny, me gjeneralin më pak të njohur Oleksandr Shirsky, një ndryshim i madh që po shkakton thashetheme të vazhdueshme.

Zelensky falënderoi Zaluzny duke thënë se: “I jam mirënjohës gjeneralit Zaluzny për këto dy vite mbrojtje. Unë e vlerësoj çdo fitore që kemi arritur së bashku dhe falënderoj të gjithë luftëtarët ukrainas që mbajnë heroikisht këtë luftë mbi supet e tyre. Ne kemi diskutuar sinqerisht çështje në ushtri që kërkojnë ndryshim. Ndryshimi urgjent“.

Zelensky i kërkoi shefit të ri të forcave të armatosura për një plan luftarak “realist” kundër Rusisë për vitin 2024, pas dështimit të kundërofensive të madhe të Kievit vitin e kaluar.

“Unë pres ndryshime të tilla në forcat e armatosura të Ukrainës në të ardhmen e afërt: një plan veprimi real dhe të detajuar për vitin 2024 që do të marrë parasysh situatën reale në fushën e betejës dhe perspektivat për të ardhmen”, tha Zelensky në fjalimin e tij mbrëmjen e kësaj të enjte.

Sot u mor një vendim për të ndryshuar komandën e forcave të armatosura të Ukrainës,” tha ministri i Mbrojtjes Rustem Umerov, duke shprehur “mirënjohjen” për Zaluzny.

Ndërsa, gjenerali Valery Zaluzny, nga ana e tij, u shpreh se strategjia e Ukrainës duhet të “ndryshojë dhe përshtatet” për të luftuar Rusinë, pas dy vitesh pushtim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!