Kapiteni i Interit, Lautaro Martinez thuhet se ka kërkuar një pagë prej 10 milionë euro në vit për të zgjatur kontratën e tij, ndërsa klubi zikaltër ka ofruar 8 milionë euro plus bonuse.
Lautaro dhe Interi kanë qenë në bisedime për një marrëveshje të re për disa muaj, ku edhe nëse të dyja palët janë të sigurta për arritjen e një marrëveshje së shpejti, ka ende një hendek midis propozimit të klubit dhe kërkesave të sulmuesit.
Sssipas “La Gazzetta dello Sport”, Interi i ka ofruar Lautaros një kontratë të re me 8 milionë euro në vit plus bonuse, ndërsa kapiteni argjentinas kërkon një pagë prej 10 milionë euro.
Bisedimet do të vazhdojnë në javët e ardhshme, dhe mediumi italian pretendon se takimi i radhës mund të zhvillohet në Madrid gjatë muajit mars, kur Interi të ndeshet ndaj Atletico Madrid për ndeshjen e dytë të 1/16 së Champions League.
Inter sigurisht që do të gjejë gjuhën e përbashkët me Lautaron, pasi sulmuesi argjentinas është me të vërtetë lideri i skuadrës dhe këtë sezon është një nga sulmuesit më të mirë të Europës me shifrat e tij të frikshme./h.ll/abcnews.al