Duke komentuar refuzimin e Izraelit për planin e armëpushimit të propozuar nga Hamasi, një përfaqësues i lëvizjes palestineze tha se ai është tregues i synimit të Netanyahu për të ndjekur konfliktin në rajonin e gjerë të Lindjes së Mesme.
Sami Abu Zihri tha ndër të tjera, se deklaratat e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu demostrojnë qëllimin e tij për të vazhduar konfliktin në rajon. Lëvizja (Hamas) është gati për të gjitha rastet”, shtoi ai.
Një delegacion i Hamasit i kryesuar nga Khalil al-Haya, do të udhëtojë të enjten në Kajro për bisedime me zyrtarët egjiptianë dhe të Katarit me qëllim arritjen e një armëpushimi.
Osama Hamdan, një zyrtar kryesor i lëvizjes islamike konfirmoi sot në një konferencë për shtyp që ai dha në Liban.
Benjamin Netanyahu hodhi poshtë më parë planin e armëpushimit të propozuar nga Hamasi, duke shpjeguar në një konferencë shtypi se kapitullimi sipas kushteve të tij do të çonte në një “masakër të re” të ngjashme me atë të 7 tetorit.
Në të njëjtën kohë, Benjamin Netanyahu tha se ai urdhëroi udhëheqjen ushtarake të “përgatiste” një operacion në Rafah, qytetin më jugor të Rripit të Gazës, duke vlerësuar se fitorja përfundimtare mbi Hamasin është “çështje muajsh”.
Hamasi propozoi një plan që përfshinte një armëpushim 4.5 mujor , gjatë të cilit do të liroheshin të gjithë pengjet, ndërsa Izraeli do të tërhiqte trupat e tij nga Rripi i Gazës.
Duke iu referuar situatës në kufirin verior të Izraelit, ku, për shkak të armiqësive të vazhdueshme me Hezbollah, dhjetëra mijëra izraelitë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre,
Netanyahu theksoi se një zgjidhje, qoftë diplomatike apo ushtarake duhet të gjendet së shpejti. Nuk mund të tolerojmë, theksoi ai, ekzistencën e gati 100 mijë personave të zhvendosur në vendin tonë.
/abcnews.al