Muaji i kaluar regjistrohet si “janari më i nxehtë”

schedule09:29 - 8 Shkurt, 2024

schedule 09:29 - 8 Shkurt, 2024

Muaji i kaluar është regjistruar si “janari më i nxehtë” deri më tani sipas matjeve të bëra me sistemin satelitor të Bashkimit Evropian (BE), Copernicus.

Sipas njoftimit të bërë nga Copernicus, temperatura mesatare e ajrit sipërfaqësor gjatë muajit të kaluar është matur 13,14 gradë. Bëhet e ditur se kjo temperaturë ishte 0,70 gradë mbi mesataren e periudhës 1991-2020 për muajin janar si dhe 0,12 gradë mbi janarin e mëparshëm më të nxehtë të regjistruar në vitin 2020.

Më tej u theksua se 8 muajt e fundit kanë qenë muajt më të nxehtë të regjistruar radhazi dhe se temperatura mesatare globale në 12 muajt e fundit (shkurt 2023 – janar 2024) është matur 0,64 gradë Celsius mbi mesataren e periudhës 1991-2020.

Dallimet rajonale

Temperaturat muajin e kaluar në Evropë shënuan ndryshime në rajonet veriore dhe jugore. Temperaturat që ishin shumë nën mesataren e periudhës 1991-2020 në vendet skandinave, ndërsa në rajonet jugore u mat shumë mbi këtë mesatare.

Temperaturat ishin shumë mbi mesataren në Kanadanë Lindore, Afrikën Veriperëndimore, Lindjen e Mesme dhe Azinë Qendrore dhe nën mesataren në Kanadanë Perëndimore, Amerikën Qendrore dhe në pjesën më të madhe të Siberisë Lindore.

Zëvendësdrejtorja e shërbimit të BE-së për ndryshimet klimatike Copernicus Samantha Burgess, paralajmëroi se: “Reduktimet e shpejta të emetimeve të gazrave serrë janë mënyra e vetme për të parandaluar rritjen e temperaturave globale”.