Mbreti Karli III u diagnostikua me kancer/ Reagon Princi William: Faleminderit për mesazhet tuaja

schedule22:01 - 7 Shkurt, 2024

schedule 22:01 - 7 Shkurt, 2024

Një “faleminderit” për mesazhet e mbështetjes për Mbretin Karli III, i cili është diagnostikuar me kancer, ishte komenti i parë publik nga djali i tij, Princi William.

“Faleminderit për mesazhet tuaja dashamirëse”, tha Princi William ndërsa mbërriti në një gala për Shërbimin e Ambulancës Ajrore të Londrës në Londër.

Ndërkohë, vëllai i William, Princi Harry është kthyer në Kaliforni pas një udhëtimi të stuhishëm në Londër, që zgjati pothuajse 24 orë për të parë Mbretin Karli III.

Takimi me të atin, Mbretin Karli, zgjati rreth 45 minuta. Ata patën një takim të shkurtër përpara se Mbreti dhe Kamila të fluturonin në Pallatin Buckingham dhe prej andej në Sandringham në Norfolk me helikopter. Një burim nga pallati i tha The Times se takimi midis Harrit dhe mbretit ishte i shkurtër sepse Karli ishte i lodhur nga një operacion të hënën.

Mendohet se Princi Harry nuk e ka parë vëllain e tij Princin William apo nusen e tij Kate Middleton, e cila po shërohet nga operacioni abdominal./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!