Merr flakë baraka në Gjirokastër, shpëtohet familja rome

schedule15:58 - 7 Shkurt, 2024

schedule 15:58 - 7 Shkurt, 2024

Një barakë, në të cilën jetonte një familje rome, është përfshirë nga flakët në Gjirokastër. Zjarrfikësit ndërhynë për të shpëtuar jetën e pjesëtarëve të familjes Ahmeti. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Zinxhira.

Siç raporton gazetari Elidon Berberi baraka ka marrë flakë nga soba e drurit. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat zjarrfikëse në kohë rekord, ku arritën të shpëtonin jetët njerëzore.

Nga zjarri u dogj e gjithë baraka me të gjitha pajisjet dhe orenditë e saj. Baraka banuese ishte në pronësi të Riza Ahmetit pjesëtar i komunitetit rom./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!