Carlotta Dessì u nda nga jeta në moshën 35-vjeçare. Gazetarja e Mediaset, ku ajo punoi për disa programe, humbi betejën me një sëmundje të rëndë.
Në dhjetor, Dessì ishte rikthyer për herë të parë në TV, krah Mario Giordano, në karrige me rrota.
“Duhet të luftosh, jo të dorëzohesh. Një gjë është e qartë, nuk jam vetëm. Nuk kam qenë për asnjë moment që prej ditës së parë që zbulova sëmundjen time, 4 muaj më parë.
Nga ai moment jeta ime ndryshoi. Ndryshoi për mua, për familjen time, për partnerin tim”, u shpreh në atë kohë e reja, duke dhënë një mesazh force dhe kuraje për të gjithë shikuesit.
Tre javë më parë, gazetarja bëri postimin e saj të fundit me një foto dhe ku shkruante: “Mos ki frikë. Në këto dy fjalë kam kuptuar që gjendet i gjithë kuptimin i jetës time. Ah jeta.
35-vjeçarja punoi në disa programe të Mediaset si “Pomeriggio 5” e “Fuori dal Coro”.
/abcnews.al