Presidenti argjentinas, Javier Milei synon ta shpallë Hamasin organizatë terroriste. Milei e bëri të ditur këtë në një takim në Jeruzalem me presidentin izraelit Isaac Herzog, nga i cili kërkoi angazhim maksimal për lirimin e të gjithë pengjeve në Gaza, duke përfshirë 11 shtetas argjentinas.
“Tani kemi 136 pengje në Gaza, lutemi dhe punojmë pa u lodhur që t’i kthejmë në shtëpi sa më shpejt të jetë e mundur. E di që ju e mbështesni këtë luftë dhe përmes jush i dërgoj një mesazh gjithë botës: ne i duam ata në shtëpi. sa me shpejt te jete e mundur”, citohet t’i ketë thënë Herzog Mileit.
Milei tha se do t’i dërgojë një projektligj Kongresit të Argjentinës, duke kërkuar lirimin e të gjithë pengjeve, përfshirë 11 shtetasit argjentinas./abcnews.al