Një 21-vjeçar u arrestua nga policia, pasi akuzohet se shkaktoi aksidentin me një viktimë në aksin “Librazhd-Prrenjas”.
21-vjeçari dyshohet se humbi kontrollin mbi mjetin dhe doli nga rruga. Për pasojë humbi jetën njëri nga pasagjerët e këtij automjeti, si dhe kanë mbetur të dëmtuar 2 pasagjerët e tjerë dhe drejtuesi i automjetit, të cilët janë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
/abcnews.al