Në një referendum të dielën, Parisi miratoi trefishimin e parkimit për makinat e mëdha që peshojnë më shumë se 1.6 ton, pasi kryeqyteti francez ka zbatuar plane afatgjata për të hequr automjetet e mëdha dhe për të promovuar çiklizmin.
Kështu kostoja e parkimit në qendër të Parisit rritet në 18 euro në orë në qendër dhe në mbi 12 në rrethe të tjera për pronarët e makinave si (Sport Utility Vehicles), pasi ato kërkojnë më shumë hapësirë dhe ndotin mjedisin më shumë se makinat e tjera.
Rreth 54.5% e parizienëve që morën pjesë në referendum votuan në favor të rritjes së tarifës së parkimit, ndërsa 45.5% e kundërshtuan propozimin, sipas rezultateve zyrtare.
Por pjesëmarrja ishte e ulët, me vetëm 78,000 nga 1.3 milionë votues me të drejtë vote, që votuan në 39 qendrat e votimit të ngritura në zona të ndryshme të kryeqytetit francez.
Referendumi në Paris u organizua disa muaj pas ndalimit të skuterave elektrike në rrugët e kryeqytetit francez.
Tarifat më të larta të parkimit do të zbatohen makinat me motorë me djegie të brendshme dhe hibride që peshojnë më shumë se 1.6 ton dhe modelet elektrike që peshojnë më shumë se dy ton.
/abcnews.al