Ambasadori i Kinës në Serbi: Çështja e Kosovës nuk duhet të zgjidhjet me standarde të dyfishta

schedule08:34 - 5 Shkurt, 2024

schedule 08:34 - 5 Shkurt, 2024

Ambasadori i Kinës në Serbi, Li Ming ka deklaruar se qëndrimi i palës kineze për çështjen e Kosovës është i qartë. Kina mbështet fuqishëm përpjekjet e Serbisë për të mbrojtur sovranitetin e saj kombëtar dhe integritetin territorial.

“Ne i kuptojmë shqetësimet legjitime të palës serbe për çështjen e Kosovës dhe vlerësojmë përpjekjet pozitive që pala serbe ka bërë në kërkimin e zgjidhjes politike. Çështja e Kosovës është një pikë rreziku për Ballkanin. Zgjidhja politike e kësaj çështjeje dhe ruajtja e stabilitetit në Kosovë dhe janë në interes të të gjitha palëve dhe kërkojnë përpjekje të vazhdueshme nga të gjitha palët”, tha ambasadori kinez.

Gjithashtu shtoi se të dyja palët duhet të arrijnë një zgjidhje të pranueshme reciproke për këtë çështje përmes dialogut dhe se nuk duhet të ketë standarde të dyfishta.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!