Simone Inzaghi në konferencën e shtypit në vigjilje të Inter – Juventus, kërkon të amortizojë presionin, pasi kërkon të precizojë se derbi i Italisë nuk do të jetë vendimtar për titullin. Trajneri zikaltër pasi u bëri komplimente bardhezinjve nuk harroi të theksojë se për ta është e rëndësishme që luajnë vetëm një ndeshje në javë, duke siguruar se i ka të gjithë në dispozicion me përjashtim të Cuadrados.
“Është padyshim një ndeshje shumë e rëndësishme, jo vendimtare por shumë e rëndësishme. Do të jetë shumë e luftuar, në fazën e parë nuk ishte entuziazmuese, por këtë herë luajmë në shtëpi para tifozëve tanë dhe do të kërkojmë ta bëjmë ndeshjen në mënyrën më të mirë, duke e ditur që përballemi me një skuadër të madhe që ka patur një rrugëtim të ngjashëm me tonin. Obligimi do të jetë për ti fituar të gjitha ndeshjet, Juventusi, është një skuadër që ndryshe nga ne ka luajtur 24 ndeshje ndërsa ne 30”.
Për sa i përket ngacmimit se Allegri vazhdon të thotë se luan për vendin e katërt dhe pyetjes së cila nga skuadrat ka më shumë presion Inzaghi i përgjigjet.
“Të dyja skuadrat kanë presion, por duhet të jemi të lumtur që luajmë një ndeshje të tillë. Ne në stadiumin tonë e dimë se do të kemi shtysën e tifozëve dhe do të kërkojmë ti bëjmë të lumtur. Do të kërkojmë të bëjmë një ndeshje të madhe, do të jetë shumë e ekuilibruar dhe do të tentojmë ta interpretojmë mirë që nga fillimi”./ h.ll/abcnews.al