Olaf Scholz do të vizitojë Uashington javën e ardhshme

schedule14:05 - 2 Shkurt, 2024

schedule 14:05 - 2 Shkurt, 2024

Kancelari Olaf Scholz do të vizitojë Uashingtonin më 8 dhe 9 shkurt, sipas një njoftimi të zëdhënësit të  qeverisë Steffen Hembestreit.

Temat kryesore në axhendën e takimit me presidentin amerikan Joe Biden do të jenë sulmi ushtarak rus ndaj Ukrainës dhe situata në Lindjen e Mesme.

Në përgjigje të një pyetjeje lidhur me këtë, zëdhënësi tha se Scholz do të takohej gjithashtu me anëtarët e Kongresit, por ai hezitoi të jepte detaje të planit të kancelarit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!