Trazira në një burg në Kaliforni, rreth 200 të burgosur sulmojnë oficerët, 9 të plagosur

schedule11:12 - 2 Shkurt, 2024

schedule 11:12 - 2 Shkurt, 2024

Një ngjarje e rëndë ndodhi në një burg në Kaliforni, ku 8 oficerë policie dhe një i dënuar u plagosën në një trazirë që përfshiu rreth 200 të burgosur, sipas një njoftimi nga autoritetet.

Të plagosurit fillimisht u transportuan në një spital jashtë burgut.

Deri më tani, 30 të burgosur janë identifikuar si të përfshirë drejtpërdrejt në trazirat që shpërthyen dje në oborrin e burgut kur rreth 200 të burgosur u vërsulën drejt oficerëve të policisë dhe i sulmuan me grushta dhe gurë.

Ironwood u hap në vitin 1994 dhe ka rreth 2,500 të burgosur meshkuj.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!