Tre vjetori i grushtit të shtetit në Mianmar, 4400 të vdekur që nga fillimi i trazirave

schedule10:46 - 1 Shkurt, 2024

schedule 10:46 - 1 Shkurt, 2024

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres bëri thirrje sot për kthimin e demokracisë në Mianmar, në trevjetorin e një grushti shteti në vend që rrëzoi qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike të Aung San Suu Kyi.

Kanë kaluar 3 vite që kur një lufte civile vdekjeprurëse shpërtheu në Mianmar pas një grushti shteti më 1 shkurt 2021, ndërsa junta po ërballet me një lëvizje sfiduese të paprecedentë.

Gjeneralët zgjatën edhe për gjashtë muaj të tjerë gjendjen e jashtëzakonshme, duke shtyrë edhe një herë zgjedhjet, për zhvillimin e të cilave vendosën kushtin e stabilitetit në vend.

Në emër të “luftës kundër terrorit”, ushtria po godet mbështetësit e demokracisë, në një konflikt civil që është përhapur në të gjithë Mianmarin dhe është ndezur midis kundërshtarëve ushtarakë dhe politikë të juntës.

Luftimet kanë zhvendosur më shumë se dy milionë civilë. Më shumë se 4,400 njerëz janë vrarë në goditjen që pasoi grushtin e shtetit, sipas një organizate lokale.

Udhëheqësi i juntas Min Aung Hlaing siguroi të mërkurën se ushtria do të “bënte gjithçka që është e nevojshme” për të rivendosur stabilitetin në vend, por disfatat e fundit në përleshjet me grupet e armatosura etnike kanë dobësuar pozicionin e gjeneralit.

Dhjetra grupe të mbrojtje që dolën pas grushtit të shtetit befasuan ushtrinë me efektivitetin e tyre dhe e ndërlikuan konfliktin edhe më shumë.

Megjithatë, në Mianmar ka pasur për dekada me dhjetëra grupe të armatosura të pakicave etnike që tradicionalisht janë përplasur me ushtrinë, ndërsa kërkojnë të fitojnë autonomi dhe të marrin përsipër menaxhimin e burimeve të zonave ku veprojnë.

/abcnews.al