Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

OKB: SHBA, gati të rifillojë donacionet për agjencinë UNRWA

schedule09:15 - 1 Shkurt, 2024

schedule 09:15 - 1 Shkurt, 2024

Pas ditësh kritikash të ashpra ndaj agjencisë së OKB-së të akuzuar për marrëveshje të fshehtë me Hamasin, vendet kryesore donatore, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, kanë thënë se do të vazhdojnë të mbështesin organizatën për sa kohë të jenë në vend “kushtet e duhura”.

Të paktën 12 vende kanë pezulluar përkohësisht kontributet pasi qeveria izraelite përmendi akuza që kishin të bënin me përfshirjen e 12 punonjësve të UNRWA, agjencisë për ndihmën ndaj refugjatëve palestinezë, në sulmet e 7 tetorit, të cilat çuan në vdekjen e më shumë se 1200 izraelitëve.

Linda Thomas-Greenfield, ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, theksoi pasdite se pezullimi ishte vetëm një masë e përkohshme dhe vlerësoi rolin që luan agjencia, e cila punëson më shumë se 12 mijë njerëz në Gaza./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!