Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu këmbëngul se një marrëveshje me Hamasin për të siguruar lirimin e më shumë se 100 pengjeve që ende mbahen në Gaza nuk do të vijë “me asnjë çmim”, pasi protestat e përhapura vazhdojnë në Izrael.
“Ne po punojmë për të arritur një kornizë shtesë për lirimin e robërve tanë, por theksoj: jo me çdo kusht,” tha ai mbrëmjen e së dielës, shkruan CNN.
“Unë kam vija të kuqe, mes tyre, ne nuk do ta përfundojmë luftën, nuk do të heqim IDF nga brezi dhe nuk do të çlirojmë mijëra terroristë”.
Familjet dhe protestuesit e tjerë vazhdojnë të bëjnë thirrje për lirimin e atyre që janë ende në robëri – duke përdorur sloganin “sillini në shtëpi tani”./abcnews.al

