Mbreti danez Frederik X ndodhet në Poloni për një vizitë tre-ditore, në udhëtimin e tij të parë jashtë vendit që nga kurorëzimi i tij, gjatë së cilës ai do të fokusohet në promovimin e biznesit të Danimarkës dhe politikës së ndryshimeve klimatike.
Presidenti polak Andrzej Duda, i shoqëruar nga një roje nderi, priti Frederik, i cili u shpall mbret më 14 janar pas abdikimit të nënës së tij 83-vjeçare Margaret.
Udhëtimi i parë për monarkët danezë ka qenë tradicionalisht në një vend tjetër skandinav, por vizita e mbretit Frederik në Poloni ishte planifikuar përpara se nëna e tij të njoftonte se do të abdikonte.
/abcnews.al