Pas fitores ndaj “Violëve” të Fiorentina-s, tashmë “Zikaltërit” e Inter janë gati për sfidën më të rëndësishme të këtij sezoni, “Derbin e Italisë”, ndaj “Bardhezinjve” të Juventus, sfidë kjo e vlefshme për vendin e parë të tabelës, së kampionatit italian të futbollit, Serie A e që pritet të dhurojë goxha spektakël.
I të njëjtit mendim është edhe “fantazisti” i mesfushës së “Zikaltërve” të Inter dhe Kombëtares sonë, Kristjan Asllani, me talentin 21-vjeçar, i cili gjatë një prononcim të dhënë për mediat italiane ka treguar më shumë se si përjetohet brenda skuadrë, situata para supersfidës, të së dielës ndaj “Zonjës së Vjetër”
“Fitorja është e rëndësishme, por duhet të shohim gjërat nga ndeshja në ndeshje. Kemi siguruar tre pikë në këtë sfidë ndaj Fiorentina-s dhe jemi të lumtur. Por tani të mendojmë për duelin direkt ndaj Juventus.
A flitet për Juventus në skuadër? Jo, ne mendojmë për ndeshjet tona. E dimë që kemi një skuadër që është krah nesh atje lart. Do të mundohemi të çojmë në fund kampionatin tonë dhe ata që janë objektivat tonë. Do të jetë një ndeshje vendimtare”, – u shpreh “arkitekti” i mesfushës “Zikaltër” dhe Kombëtares sonë. /i.m /abcnews.al