Groenlanda po shkrihet me shpejtësi, humb 30 milionë tonë akull lundrues në orë

schedule11:49 - 30 Janar, 2024

schedule 11:49 - 30 Janar, 2024

Groenlanda po shkrihet me shpejtësi dhe mesatarisht humb rreth 30 milionë tonë akull lundrues në vetëm një orë, shkruan revista shkencore Nature dhe paralajmëron se shkrirja po ndodh më shpejt se sa mendohej.

Procesi i shkrirjes, nën ndikimin e ndryshimeve klimatike, është dukshëm më i shpejtë se sa supozonin shkencëtarët, sipas hulumtimit të fundit nga Ministria daneze e Klimës dhe Energjisë.

Humbja e akullit, tkurrja, plasaritja dhe ndarja e akullnajave ka marrë një vrull aq të madh sa Groenlanda, e cila është ishulli më i madh në botë, me një sipërfaqe prej më shumë se dy milionë kilometra katrorë, po humb ngadalë forcën e saj gravitacionale.

William Colgan, një anëtar i ekipit hulumtues, thotë se Groenlanda, me masën e saj të madhe, tërheq dhe mban sasi të mëdha uji afër brigjeve të saj, të cilat, së bashku me ujin e shkrirë, rrjedhin më shpejt dhe më shpejt në pjesë të tjera të Oqeanit Atlantik për shkak të deri te zvogëlimi i vazhdueshëm i masës së këtij ishulli.

Kjo sasi uji, edhe pse e madhe, tani për tani nuk e rrit nivelin e sipërfaqeve ujore në planet, por dalja e tij ndikon negativisht në qarkullimin e rrymave ujore dhe shpërndarjen e temperaturës, gjë që ndikon negativisht edhe në ndryshimet më të theksuara klimatike.

Këto sasi të ujit të freskët prishin shpërndarjen e ujit të ngrohtë në veri dhe ujit të ftohtë në jug të Atlantikut./abcnews.al