Vidhen 83 shishe verë me vlerë 1.5 milionë euro në restorantin më të shtrenjtë të Parisit

schedule09:55 - 29 Janar, 2024

schedule 09:55 - 29 Janar, 2024

Një restorant francez raportoi se nga bodrumi i tij u vodhën 83 shishe verë me një vlerë totale prej 1.5 milionë euro.

Sipas raportimeve të mediave franceze, bëhet fjalë për Tour d’Argent, një nga restorantet më të vjetra dhe më të shtrenjta në Paris, i cili më 25 janar denoncoi vjedhjen në polici.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by GB MAGAZINE (@theglobalbillionaire)

Gazeta Le Parisien raporton se në mesin e shisheve që u vodhën ishin disa Romanée Conti nga rajoni i Burgundisë, më e shtrenjta prej të cilave e vitit 1999, në faqet e internetit të specializuara, shitet me 31.200 euro për shishe./abcnews.al