Akuzat për përfshirje në sulmin e Hamasit ndaj Izraelit, Japonia njofton pezullimin e financimit të agjencisë së OKB-së

schedule07:22 - 29 Janar, 2024

schedule 07:22 - 29 Janar, 2024

Diplomacia japoneze ka njoftuar pezullimin e financimit për Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA), për shkak të akuzave të Izraelit se disa nga punëtorët e saj ishin të përfshirë në sulmin që kreu Hamasi në territorin e tij më 7 tetor.

UNRWA pezulloi stafin dhe premtoi një hetim të plotë, por Izraeli njoftoi se kishte vendosur ta ndalonte atë të punonte në Rripin e Gazës pas luftës. Japonia bëhet vendi i nëntë që njofton një pezullim të financimit për agjencinë e OKB-së, pas veçanërisht Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Gjermanisë.

Tokio theksoi të dielën e kaluar se është “jashtëzakonisht i shqetësuar për përfshirjen e supozuar të anëtarëve të stafit të UNRëA në sulmin terrorist kundër Izraelit më 7 tetor të vitit të kaluar”.

“Si përgjigje, Japonia ka vendosur të pezullojë çdo financim shtesë për UNRWA për momentin, ndërsa UNRWA kryen një hetim mbi këtë çështje dhe merr në konsideratë masat për të adresuar këto akuza“, sipas një njoftimi për shtyp të Ministrisë së Jashtme japoneze.

“Tokio në të njëjtën kohë do të vazhdojë përpjekjet diplomatike për të përmirësuar situatën në Rripin e Gazës, për të de-përshkallëzuar luftën sa më shpejt të jetë e mundur dhe për të ofruar mbështetje për organizatat e tjera ndërkombëtare”, thuhet në deklaratë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!