Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu deklaroi se protestat e familjarëve të personave të marrë peng nga Hamasi i shërbejnë grupit militant, duke shtuar se po punonte për lirimin e tyre.
“Unë e kuptoj se është e pamundur të kontrollosh emocionet në këtë situatë. Por kjo nuk ndihmon dhe vetëm ngurtëson kërkesat e Hamasit dhe vonon rezultatet që ne të gjithë duam”, theksoi Netanyahu.
“Askush nuk ka nevojë të më inkurajojë për lirimin e pengjeve. Unë jam duke punuar për këtë gjatë gjithë kohës,” u shpreh kryeministri izraelit./abcnews.al