“Icon of the Seas” anija më e madhe e lundrimit në botë u nis këtë të dielë për të realizuar udhëtimin e saj të parë nga Miami në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Me një gjatësi prej 365 metrash dhe një hapsirë që mund të strehojë 7,600 pasagjerë kjo anije do të bëjë një udhëtim 7 ditor me destinacion Karaibet.
The Icon of the Seas, the world's largest cruise ship, embarked on its first voyage from Miami. The ship runs on liquefied natural gas, which burns more cleanly than traditional marine fuel https://t.co/exi04XMI6H pic.twitter.com/o8GAP5rExv
— Reuters (@Reuters) January 28, 2024
“Icon of the Seas” është 5 herë më e madhe se Titaniku, ka 20 kuverta, shtatë pishina dhe më shumë se 40 restorante dhe bare.
Ndërtimi i saj vlerësohet se ka kushtuar më shumë 2 miliardë dollarë.
Welcome aboard Icon of the Seas, the world's biggest cruise ship via Royal Caribbean. https://t.co/xFomWi1FJj pic.twitter.com/paio7xzwK3
— USA TODAY (@USATODAY) January 27, 2024
Anija më e madhe në botë është në pronësi të Royal Caribbean Group dhe Presidenti i kësaj kompanie Jason Liberty ka deklaruar se ndërtimi i saj është kulmi i një endrre 50 vjeçare që sjell në botë, një inovacion të të jetuarit dhe përmbush misionin për të ofruar një nga përvojat më të mira të pushimeve për turistët nga e gjithë bota.
Ambientalistët kanë paralajmëruar se Anija “Icon of the Seas” e cila lundron duke përdorur gaz të lëngshëm do të sjellë ndotje masive të për shkak se ka emetim të metanit për mjedisin, megjithatë disa media ndërkombëtare kanë shkruar bazuar në mendin e ekspertëve se kjo anije është më miqësore me mjedisin sesa disa anije lundrimi më të vogla.
/abcnews.al