Në orën 18:00, “Bardhezinjtë” e Juventus, presin në “mitikun” e Torinos, “Allianz Stadium”, “Të Kaltërit” e Empoli, në përballjen e vlefshme për javën e 22-të të kampionatit italian të futbollit, Serie A, ku padyshim për djemtë e teknikut, Massimiliano Allegri rezultati i vetëm i kërkuër është fitorja, për të vijuar qëndrimin në vendin e parë të tabelës.
Kështu, strategu italian e ka rreshtuar në fushë “Zonjën e Vjetër”, me formulën 3-5-2, ku në portë është polaku Szczesny e para tij në mbrojtje Alex Sandro, Bremer e Gatti. Në krahët e fushës janë Kostic e Cambiaso, ndërsa në qendër të fushës janë Miretti, Locatelli e McKennie. Ndërkaq, përsa i përket sulmit ky repart plotësohet nga Arkadiusz Milik e Dusan Vlahovic.
Në krahun tjetër, Davide Nicola i ka rreshtuar të tijët, me formulën 3-5-2, ku në portë është vendosur Caprile e para tij në mbrojtje janë Ismajli, Walukiewicz e Luperto. Në mesfushë janë Gyasi, Zurkowski, Grassi, Maleh e Cacace, ndërsa në sulm është vendosur dyshja Cerri-Cambiaghi. /i.m /abcnews.al
Formacionet zyrtare: