Thomas Muller ua ka bërë të qartë drejtuesve: “Dua të iki në janar”. Futbollisti bavarez nuk ka gjetur shumë hapësira këtë sezon dhe dëshiron të jetë pjesë e rëndësishme e një klubi tjetër. Për këtë ai ka dorëzuar edhe kërkesën për largim në klub.
Kjo ka bërë që shumë klube të interesohen për shërbimet e tij. Overmars para disa kohësh i bëri ftesë të hapur 30-vjeçarit gjerman, ndërkohë që edhe Interi shikohet si një destinacion i mundshëm. Në listën e klubeve të lakuara është edhe Milani.
Së fundmi për të interesohet edhe Manchester United. Kështu shkruan gazetari i Bild Christian Falk. Anglezët synojnë ta afrojnë Muller në merkaton e janarit dhe për këtë duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët me Bayern Munich. /abcnews.al
According to our Information @ManUtd is interested in a Transfer of @esmuellert_ in Winter @SPORTBILD @FCBayern
— Christian Falk (@cfbayern) October 24, 2019