Netanyahu reagon pas vendimit të gjykatës: Do të vazhdojmë të mbrohemi

schedule14:59 - 26 Janar, 2024

schedule 14:59 - 26 Janar, 2024

Benjamin Netanyahu ka reaguar menjëherë ndaj vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, duke thënë se Izraeli do të vazhdojë të mbrojë vendin vdhe qytetarët duke respektuar ligjin ndërkombëtar.

Kryeministri izraelit tha se Izraeli do të vazhdojë të luftojë derisa të fitojë dhe deri në lirimin e të gjithë pengjeve. Deklarata e tij vjen pas vendimit të sotëm se Izraeli duhet të marrë të gjitha masat për të parandaluar aktet gjenocidale në Gaza.

Gjykata nuk ra dakord me kërkesën e Afrikës së Jugut për një armëpushim të menjëhershëm.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!