Agjenti i Lautaro Martinez: Ai është sulmuesi i dytë më i mirë në Europë, ende nuk kemi gjetur marrëveshjen me Interin për rinovim

schedule22:26 - 25 Janar, 2024

schedule 22:26 - 25 Janar, 2024

Alejandro Camano, agjenti i yllit të Interit, Lautaro Martinez, ka dhënë një përditësim mbi bisedimet për rinovimin e kontratës me klubin, duke konfirmuar se ende nuk është arritur marrëveshja.

Sulmuesi 26-vjeçar ishte përsëri hero për “Nerazzurrët” këtë javë, duke shënuar një gol në minutën e fundit kundër Napolit për t’ia siguruar klubit për të tretën herë radhazi Superkupën e Italisë, një trofe që sjell 8 milionë euro.

Lautaro, i cili ka kontratë me Interin deri në qershor 2026, është kapiteni i klubit, duke shënuar 21 gola dhe duke dhënë pesë asistime në 27 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon. Duke folur për “Radio Sportiva” , Camano u pyet fillimisht nëse Lautaro kishte arritur pjekurinë e tij të plotë.

“Lautaro është i rëndësishëm në futbollin italian dhe europian, sot besoj se me Haaland ata janë dy qendërsulmuesit më të mirë në Europë, ai dhe Interi janë përmirësuar shumë, ata janë skuadra e dytë më e mirë në Europë që kanë arritur një futboll të jashtëzakonshëm, ne jemi shumë të lumtur.”

Agjenti dha një përditësim mbi bisedimet për rinovimin e kontratës me Interin.

“Lautaro është në një nivel shumë të lartë, gjetja e një marrëveshjeje nuk është e lehtë, ka shumë aspekte për të diskutuar. Sot nuk ka ende një marrëveshje të vërtetë, kështu që ne do të qëndrojmë të qetë dhe do të flasim vazhdimisht me Interin. Tani e rëndësishme është skuadra, momenti dhe ai është i lumtur.”, theksoi ai./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!