Videoja e shpëtimit të një gruaje që mbeti e bllokuar për 14 orë në makinën e saj gjysmë të zhytur në ujërat e një përroi në Kaliforni po bën xhiron e rrjetit.
Sipas burimeve, gruaja u përpoq ishte të kalonte përroin pas shirave të dendur me makinën e saj, por automjeti u përmbys nga ujërat e vrullshëm dhe mbeti e bllokuar.
Megjithatë, ajo mbijetoi dhe u ngjit në makinën e përmbysur, ku kaloi natën derisa u vu re të nesërmen në mëngjes nga një person. Ai njoftoi autoritetet dhe një helikopter H-30 i Kalifornisë Highway Patrol mbërriti në vendngjarje për ta shpëtuar.
Sipas autoriteteve, gruaja ishte bllokuar në automjetin e saj që prej orës 19:00 të së hënës mbrëma.
Ajo vuante nga hipotermia kur mbërritën mjekët, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.
/abcnews.al