Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Biden i dërgon letër Kongresit, kërkon miratimin e shitjes së avionëve F-16 në Turqi

schedule22:53 - 24 Janar, 2024

schedule 22:53 - 24 Janar, 2024

Presidenti amerikan Joe Biden u dërgoi një letër anëtarëve të Kongresit të mërkurën duke kërkuar miratimin e shitjes së avionëve F-16 në Turqi.

Sipas Reuters, presidenti amerikan i dërgoi letrën Kongresit sot, një ditë pasi Asambleja Kombëtare e Turqisë miratoi anëtarësimin e Suedisë në NATO, duke kërkuar miratimin e shitjes prej 20 miliardë dollarësh të avionëve F-16.

Vonesa e Turqisë në miratimin e ratifikimit ishte një pengesë e madhe për të fituar miratimin e Kongresit për marrëveshjen e avionëve luftarakë.

Ligjvënësit kishin thënë se po prisnin miratimin e shtetit turk, përfshirë nënshkrimin e Presidentit Tayyip Erdogan, përpara se të vendosnin nëse do të miratonin shitjen./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!