Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja shpjegoi kriteret dhe kategoritë që përfitojnë nga amnistia penale. Ministri tha në “Real Story” se nga kjo nismë përfitojnë të gjithë gratë dhe burrat që janë dënuar për një vepër me dënim deri në 4 vite burg ose që iu ka mbetur më pak se 4 vite burg për të kryer.
Ata që janë të dënuar për vrasje, edhe nëse iu ka mbetur më pak se 4 vite burg, nuk përfitojnë nga amnistia. Ministri shtoi se përjashtohen gjithashtu nga nisma edhe personat e dënuar me burgim të përjetshëm. Kategoria e tretë që nuk përfiton janë të dënuarit nga GJKKO për të gjitha ato vepra që janë në kompetencën e kësaj gjykate.
“Nga amnistia përfitojnë të gjithë gratë që janë dënuar për një vepër deri në 4 vjet burgim ose që iu ka ngelur pa vuajtur nga dënimi 4 vjet. Burrat deri në tre dhe që iu kanë ngelur më pak se tre janë kategoritë që përfitojnë nga amnistia. Ka edhe kufizime sepse jo për të gjitha veprat qoftë burra apo gra janë kategori përfituese. Ky është rregulli i përgjithshëm. Përfitojnë edhe të miturit brenda atyre kufizimeve që ka përcaktuar ligji. Ka një numër të konsiderueshëm veprash penale, ku personat e dënuar për këto vepra nuk përfitojnë. Por në të gjitha rastet, pavarësisht nga kriteret ndaluese, iu zbritet një vit dënim burrave dhe një vit e gjysmë për gratë. Thjesht ka ulje dënimi. Kush nuk përfiton? Personat e dënuar për vrasje të cilësuara, krime kundër jetës edhe nëse iu ka mbetur tre vjet ose më pak, edhe sikur t’u kenë ngelur edhe gjashtë muaj. Nuk përfitojnë. Të dënuar për vrasjen e një punonjësi policie, e një gruaje shtatzësnë, e një fëmije të mitur, kush është dënuar për vrasje në rrethana cilësuese, edhe sikur të ketë një muaj, nuk përfitojnë. Nuk përfitojnë personat e dënuar me burgim të përjetshëm.
Në ligj kemi thënë se personat me burgim të përtejshëm, kur kanë vuajtur fizikisht pa ulje që bën gjykata, pa vitet e përfituara me amnisti, kur kanë vuajtur jo më pak se 35 vjet burgim në rrethana të jashtëzakonshme mund të bëjnë kërkesë për lirim para kohe me kusht në gjykatë. Një rrethanë e jashtëzakonshme konsiderohet nëse ka humbur komplet familjen dhe mund t’i ketë ngelur për të mbajtur kujdesi për fëmijën, bashkëshorten apo prindërit. Kështu thotë ligji sot por nga amnistia nuk përfitojnë personat e dënuar me burgim të përjetshëm. Nuk përfitojnë as ulje një vit burrat. Dhe kategoria e tretë që nuk përfitojnë janë të dënuarit nga GJKKO për të gjitha ato vepra që janë në kompetencën e kësaj gjykate. As ata që janë dënuar për shpërdorim detyre. As ata që janë dënuar nga SPAK apo gjykata e juridiksionit të përgjithshëm. Flitet për vendime të formës së prerë deri më 30 Nëntor 2023. A mund të përfitojë një person që e ka dënuar gjykata e posaçme por nuk është zyrtar i lartë publik, nuk është dënuar për korrupsion apo në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal?
Po, nëse për shembull një person i dënuar nga gjykata e juridiksionit të përgjithshëm me vendim të formës së prerë, është dënuar për falsifikim dokumentash, burrë me tre vite burgim dhe që përfiton nga kjo amnisti, nëse vendimi vendimi i gjykatës së posaçme kundër korrupsionit i formës së prerë të ka dënuar në fund për këtë vepër, dhe të ka rënë akuza e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës, në barazi të plotë juridike përfiton edhe ky person, pavarësisht se është dënuar nga GJKKO. Ata që nuk përfitojnë si kategori janë zyrtarët e lartë publik, subjektet e deklarimit të pasurisë që janë kryesisht zyrtarët, veprat penale të korrupsionit dhe ata që janë dënuar për grup të strukturual kriminal. Çfarë ka neni 75 a i Kodit të Procedurës Penale. Ka një kategori personazh të dënuar për një kategori të caktuara veprash me sensibilitet shoqëror që nuk përfitojnë. Nuk përfiton asnjë i dënuar për dhunë në familje, apo dhunë me bazë gjinore. Asnjë i dënuar për veprat penale që cënojnë jetën private edhe pse mund të jetë kundravajtje. Mund të jetë dënuar me 1 vit, por për një vepër me vendim të formës së prerë që cënon jetën private të tjetrit. Nuk përfiton asnjë kategori të dënuarisht për vepra penale që prekin të dhënat personale të individit, për sigurinë kibernetike dhe as personat e dënuar për veprat që cënojnë sigurinë ushqimore apo mjedisin. Jemi një shtet që presim të fillojmë negociatat për kapitujt me BE-në. Janë edhe angazhime që i kemi marrë në kuadër të direktivave të BE-së, për çështjet mjedisore, sigurisë ushqimore, mbrojtja e mjedisit. Si mund të përfitojë një i dënuar për zjarrvënie. Amnistia ndjek qëllimin e humanizmit por jo çdo kategori mund të jetë përfituese sepse kërkohet edhe mbrojtja e interesit publik.”, u shpreh ministri.
I pyetur nëse përfitojnë të paraburgosurit nga amnistia, Manja tha:
“Përfitojnë në lidhje me amnistrinë mbi ndjekjen penale. Kemi ndjekur rregullin që pushohen ndjekjet penale për të gjitha çështjet në hetim dhe në gjykim që nuk kanë marrë formën e prerë dhe që dënohen deri në 2 vjet. Janë plagosja e lehtë me dashje, fyerja, të gjitha këto pushohen si çështje por edhe brenda kësaj kategorie, edhe pse dënohen për dy vjet, nuk përfitojnë. Çfarë ka të bëjnë me lirinë personale, me cënimin e nderit dhe dinjitetin e personit, edhe pse është kundravajtje penale, i kemi përjashtuar si kategori përfituese.”, shtoi Manja./abcnews.al